Rekordet e Harry Kane

Futboll

Rekordet e Harry Kane

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 12:09
Rekordet e Harry Kane

Tottenham u rikthye te fitorja pas barazimit në derbin e Londrës përballë Chelsea me rezultatin 2-2 me “Spurs” që triumfuan në shtëpi ndaj Wolverhampton me rezultatin minimal 1-0, me autorin e golit Harry Kane.

Megjithatë për anglezin ishte një ndeshje rekordesh. Kane jo vetëm që shënoi golin e vetëm të ndeshjes, por 29-vjeçari u bë lojtari më më shumë gola që prej krijimit të Premier League.

Debutimi i sulmuesit në Premier League, daton përpara dhjetë vitesh, ndërsa kapiteni i Anglisë me golin e shënuar në minutën e 64, regjistroi golin e 185 duke kaluar Sergio Aguero.

Gjithashtu, Kane shënoi golin e 1000 të Tottenham, që prej themelimit të Premier League.

Vetëm pesë skuadra e kanë arritur një shifër të tillë golash që janë Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe tani Spurs. Sulmuesi rikonfirmohet si pika më e fortë e Tottenham, me sulmuesin që është pjesë e klubit anglez që prej vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat