Casemiro i jep lamtumirën Realit: Shpresoj që të kthehem një ditë

Futboll

Casemiro i jep lamtumirën Realit: Shpresoj që të kthehem një ditë

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 13:19
Casemiro i jep lamtumirën Realit: Shpresoj që të kthehem një ditë

Mesfushori i Realit,  Casemiro i ka dhënë sot lamtumirën ‘Los Blancos”, me brazilianin që është gati të startojë një aventurë të re te Manchester Utd.

30-vjeçari ka postuar një mesazh në rrjetin social “Twitter” ku ka përshëndetur madrilenët duke mos i kursyer fjalët emocionuese në drejtim të klubit.

“Kam përjetuar historinë më të bukur që mund të imagjinoja.

Shpresoj që një ditë të rikthehem në atë që do të jetë gjithmonë shtëpia ime. As për një mijë vite nuk mund të shlyhem me Realin dhe tifozët madrilen për ato që më kanë dhënë.

Përgjithmonë Hala Madrid!”, ka shkruar Casemiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat