Skuadra portugeze i shkakton humbje katastrofale kampiones së Kosovës 

Futboll

Skuadra portugeze i shkakton humbje katastrofale kampiones së Kosovës 

Nga: K. G. Më: 18 gusht 2022 Në ora: 19:37
Benfica

Skuadra portugeze, Benfica, nuk tregoi aspak mëshirë për kampionen e Kosovës, KFF EP Com nga Hajvalia, duke i shkaktuar humbje katastrofale me rezultat 9:0!

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin në Twente të Holandës, në kuadër kualifikueseve për Champions League.

Sfida ka qenë e vlefshme e fazës së gjysmëfinales së kualifikueseve të Championsit.

Futbollistet e ekipit nga Hajvalia nuk ishin rivale të denjë të portugezeve.

Golat i shënuan Rebelo (8'), Cintra (15', 43', 59'), Silva (48'), Vitoria (57'), Norton (63'), Lacasse  (64') dhe Sousa Alves (90+2'),

Benfica shkon më tutje, ndërsa vashat e kampiones së Kosovës, dëshpëruan keq në këtë sfidë.

Hajvalia më 21 gusht e luan ndeshjen për vend të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat