Dybala mund të mos jetë rasti i fundit

Futboll

Dybala mund të mos jetë rasti i fundit

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 23:54
Dybala

Paolo Dybala ishte humbja e madhe e Juventusit në merkato. Një lojtar i nivelit të lartë që fund u largua me kosto 0.

Por argjentinasi mund të mos jetë rasti i fundit që largohet në këtë mënyrë nga bardhezinjtë.

Te Juventusi gjende plot 6 lojtarë me kontratën që u përfundon në qershorin e vitit të ardhshëm. Rabiot, Alex Sandro, Cuadrado, Di Maria, Pinsoglio dhe Pjaca janë futbollistët që “Zonja e Vjetër” rrezikon t’i humbasë me parametra 0 në vitin 2023.

Drejtorin sportiv të Juventusit e pret një punë e vështirë, teksa ose duhet të bindë lojtarët për rinovimin, ose duhet t’i sistemojë sa më shpejt në një skuadër të re.

Një zgjidhje kjo që i jep klubit më të trofeshëm italian mundësinë që të përfitojë diçka financiarisht prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat