Guti: Reali i fortë si vitin e kaluar

Futboll

Guti: Reali i fortë si vitin e kaluar

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 14:39
Guti: Reali i fortë si vitin e kaluar

Ish-futbollisti i Real Madridit, Guti thotë se Real Madridi është i fortë sikurse vitin e kaluar, por sipas tij, ‘Los Blancos’ kanë nevojë për sulmues.

Guti vlerëson edhe transferimet e bëra nga rivalët e tyre të përjetshëm, Barcelona.

“Unë mendoj se Real Madridi është i mirë si vitin e kaluar, megjithëse, nuk kanë bërë transferime”, tha Guti për ‘DAZN’.

“Ndoshta Reali ka nevojë për një sulmues tjetër, pasi iu mungonte edhe vitin e kaluar”.

Çdo mungesë e Karim Benzema mund të jetë keq për skuadrën dhe mungesa e një sulmuesi kufizon aftësinë për të shënuar gola”, theksoi ai.

“Ne pamë një Barcelonë të dobët vitin e kaluar dhe forcimi i Barcelonës është mirë për ligën”, përfundoi Guti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat