Sherif Kallaku qëndron në kryeqytet, por në sezonin e ri do të jetë pjesë e Tiranës.
Pas vetëm gjysmë edicioni me Partizanin, 24-vjeçari ka vendosur që të veshë fanellën e kampionëve.
Përmes një postimi në “Instagram”, bardheblutë kanë treguar se Kallaku ka nënshkruar marrëveshjen dhe menjëherë do të bashkohet me skuadrën për t’u përgatitur për sezonin e ri.
Kallaku do të zëvendësojë Ennur totren, i cili u largua vetëm pak ditë më parë drejt Ukrainës, duke i sjellë kampionëve 300 mijë euro nga shitja e tij. 24-vjeçari u aktivizua sezonin e shkuar me Partizanin në 13 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol. Kartoni i Kallakut ishte pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, por vjen në kryeqytet si lojtar i lirë.