Kampionet e Kosovës, KFF EP Com nga Hajvalia, me lojë e rezultat 6:0 demolojnë ekipin nga Maqedonia e Veriut, ZFK Skopje.
Miqësore e mirëseardhur për trajneren Suada Jashari, për të pa formën e lojtareve para sfidave në Champions League në futboll.
“E kemi fituar me rezultat të lartë ndeshjen e dytë miqësore ndaj skuadrës nga Maqedonia, ZFK Skopje, me rezultat 6:0.
Vashat tona treguan lojë të mirë, koordinim, dëshirë për fitore dhe konkretizuan me sukses rastet e krijuara.
Puna e madhe po që bën Kryesia dhe stafi i trajnerëve tash e disa javë po jep frytet e saj.
Vazhdojmë kështu, me përgatitje dhe moral të lartë, drejt sfidave që na presin në Evropë.
Golat:
1 Verona berisha
1 Bahtija Miftari
1 Albulena Guri
1 Lumbardha Misini
2 Fortesa Berisha”, njofton klubi nga Hajvalia.