Milan fiton me rezultat të thellë

Futboll

Milan fiton me rezultat të thellë

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 21:59
Milan

Ndeshje futbolli apo përballje tenisi? Bazuar në rezultatin final vështirë se mund t’i vendosësh një emër miqësores Vicenza-Milan, e cila u mbyll me rezultatin 1-6. Ekipi i Piolit tregoi edhe njëherë tjetër se jo më kot janë kampionët e Italisë.

Ishte Vicenza ajo që gjeti e para rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 1’ me Alex Rolfinin, por më pas “Djalli” do të niste lojën.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me rezultatin 1-4, me golat që për Milan i realizuan Leao në minutën e 11’, Messias në të 21-ën, Rebin në minutën e 30’ dhe autogoli i Dalmontes në minutën e 31’ mbylli fraksionin e parë.

Teksa në pjesën e dytë rrugën drejt rrjetës e gjeti Tomori në minutën e 50, ndërsa Rebic do të realizonte dopietë personale dhe njëkohësisht golin e gjashtë për skuadrën e Piolit në minutën e 69’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat