Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, emocionon: Dalëngadalë po largohem nga kjo botë 

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, emocionon: Dalëngadalë po largohem nga kjo botë 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2022 Në ora: 12:32
Bllazheviq

Ish trajneri i famshëm i klubit të futbollit Prishtina në pranverën e vitit 1985, Mirosllav Çiro Bllazheviq, ka pikëlluar të gjithë ata që e duan dhe e respektojnë me një postim emocionues në rrjetin social Facebook.

Legjendari Çiro është 87 vjeç dhe aktualisht po kurohet nga sëmundja e rëndë dhe fjalët që ndau me ata që ende e ndjekin dhe e respektojnë ishin mjaft emocionuese.

Futbollisti dhe trajneri i njohur zbuloi se aktualisht është duke lexuar librin “Shenjat pranë rrugës” të Ivo Andriqit, ka treguar edhe pse i pëlqen.

“Domethënë, luftoj me mendimin e vazhdueshëm se koha ime ka kaluar dhe se dalëngadalë po largohem nga kjo botë. Miqtë e mi, lojtarë të brezit tim, të gjithë janë varrosur prej kohësh. Unë jam i vetmi i gjallë. Jeta është e shkurtër, thotë Andriq në këtë libër të mrekullueshëm, dhe kur shikoj prapa se çfarë më detyron ky libër, kam vuajtur shumë.

Kur të përmbledh gjithë jetën time, atëherë më duhet të mbyllem në katër muret e mia dhe të qaj aq shumë sa të mos ndalem kurrë. Asgjë në jetën time nuk më ka anashkaluar!

Unë kam pasur dy herë kancerin dhe tani është shfaqur i treti”, ka shkruar mes të tjera Blazheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat