Arrihet marrëveshja mes Juventusit dhe Paredes

Futboll

Arrihet marrëveshja mes Juventusit dhe Paredes

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:50
Paredes

Leandro Paredes dhe Juventusi raportohet se kanë arritur marrëveshje në parim..

“Zonja e Vjetër” po punon për të përmirësuar mesfushën, teksa Massimiliano Allegri beson se argjentinasi është i duhuri për skuadrën e tij.

Siç raporton “Calciomercato”, Paredes ka arritur një marrëveshje me Juventusin në lidhje me kushtet e kontratës së tij, përkatësisht pagën dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Dhe, klubi nga Torino tani duhet të arrijë një marrëveshje me Paris Saint-Germainin për transferimin e 28-vjeçarit.

Klubi francez thuhet se po kërkon rreth 25 milionë euro për shitjen e tij, por Juventusi nuk dëshiron të paguajë më shumë se 15 milionë.

Klubi italian tani po punon për largimin e Arthur Melos dhe pasi të perfundojë kjo, do të tentojnë marrëveshjen edhe me PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat