Chelsea interesohet për Aubameyangun

Futboll

Chelsea interesohet për Aubameyangun

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 10:07
Pierre Emerick Aubameyang

Pierre Emerick Aubameyang nuk e ka të sigurt të ardhmen në Barcelonë.

Pas arritjes së Robert Lewandowskit, sulmuesi gabonez mund të mbetet nën hije në “Camp Nou”.

Prandaj, mediat e huaja kanë nisur të shkruajnë se ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Arsenalit mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga Barcelona pas një eksperience të shkurtër.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton Chelsea është i interesuar për ta transferuar futbollistin afrikan.

Londinezët i kanë nisur tashmë bisedimet me lojtarin, por jo edhe me gjigantin katalunas.

Mbetet të shihet nëse Barça do të heqë dorë nga Aubameyang apo jo.

Ai e pati një gjysmë sezoni kryesisht pozitiv me “Blaugrana”.

Edhe lojtari duhet ta shqyrtojë pozicionin e tij pasi ka mundësi të përfundojë në bankinë tek Barça duke e pasur parasysh konkurrencën e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat