Nice me portier të ri

Futboll

Nice me portier të ri

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 23:23
Nice me portier të ri

Kasper Schmeichel do të jetë numri një në portën e Nice për sezonin e ardhshëm në Ligue 1.

Klubi francez ka zyrtarizuar marrëveshjen me portierin danez, i cili i jep fund aventurës 11-vjeçare me Leicester ku padyshim në memorie do të arkivohet për shumë kohë titulli kampion me “Dhelprat” në vitin 2016.

Ndërsa, gjatë periudhës me Leicester, 35-vjeçari ka fituar edhe një FA Cup dhe një Community Shield.

Te Nice, gardiani danez do të gjejë edhe Aaron Ramsey teksa klubi francez është duke zhvilluar një merkato tejet aktive ndërsa ka zyrtarizuar po ditën e mërkurë edhe Mattia Viti, mbrojtësin e transferuar nga Empoli për shumën e 15 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat