A do ta blejë Barcelona Inigo Martinez?

Futboll

A do ta blejë Barcelona Inigo Martinez?

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 18:07
A do ta blejë Barcelona Inigo Martinez?

Blaugrana dëshirojnë që të forcohen edhe më shumë në mbrojtje.

Athletic Club e di që Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Inigo Martinez, pasi që Blaugrana formalisht ia ka ofruar një ofertë atyre dhe janë duke e negociuar kalimin e mundshëm tek ta.

Martinezit i skadon kontrata për më pak së një vit, por ai ka një klauzolë që është 80 milionë euro.

Katalunasit i kanë shpjeguar Martinezit që nënshkrimi me Jules Kounde nuk do të ndikojë  në kalimin e mundshëm të mbrojtësit të Athletic.

Në të njëjtën kohë, Martinez përballë ka një mundësi unike për të luajtur futboll me gjigantët europian, Barcelonën dhe të luajë edhe në Ligën e Kampionëve në moshën 31 vjeçare.

Mbrojtësi bask është i lumtur në Bilbao, por ai e di që kjo është një mundësi jetësore dhe nuk dëshiron që ta humbet atë.

Ai ju bashkua Athleticut nga Real Sociedadi në dimrin e vitit 2018 pas largimit të Aymeric Laporte për në Manchester City. Martinez ka nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare, e cila skadon qershorin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Athletic është e njohur që ka qëndrime të vështira kur bëhet fjalë për ndarjen me yjet e tyre, por ne do të shohim se çfarë do të ndodh në rastin e Martinezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat