Interi heq emrin nga fanellat!

Futboll

Interi heq emrin nga fanellat!

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 17:46
Interi heq emrin nga fanellat!

Një luftë e vërtetë force po zhvillohet mes Inter dhe sponsorit të tij kryesor. Në fanellat e skuadrës së të rinjve dhe asaj të femrave, do të hiqet mbishkrimi Digitalbits, për shkak se kompania në fjalë nuk ka paguar këstin e parë sipas detyrimeve për këtë sezon.

Është kjo lëvizja e re e klubit zikaltër, që më parë kishte marrë të tjera vendime të rëndësishme, pasi së pari emri i sponsorit kryesor u zhduk nga platformat zyrtare të klubit, pastaj edhe nga tabelat e reklamave gjatë miqësores së fundit të luajtur të shtunën e kaluar kundër Lionit.

Diçka që duket se do të ndodhë edhe të shtunën e ardhshme në Pescara, në testin kundër Villareal. Por çështja shtrohet se cili do të jetë hapi i radhës, pasi nisja e kampionatit është pranë, dhe është e vështirë të mendosh që Interi të bëjë një hap radikal duke e hequr emrin e sponsorit edhe nga fanellat e skuadrës së parë, edhe pse në këtë moment asgjë nuk mund të përjashtohet.

Situata është në evoluim, dhe nuk mungon tensioni mes palëve. Digitalbits nuk paguan detyrimet sipas marrëveshjes, dhe Interi është i detyruar të përgjigjet si të mundet. Kompania që ka lancuar kriptovalutën XDB këtë vit është bërë sponsor kryesor, me një akord prej 85 milionë eurosh për 4 vitet e ardhshme.

Nuk është e qartë se sa është vlera e këstit të parë që nuk është paguar, dhe as se çfarë do të ndodhë deri në nisjen e kampionatit. Interi vec të tjerash, duhej të prezantonte edhe fanellën e dytë para nisjes zyrtare të sezonit, por në këtë pikë eventi do të shtyhet në shtator kur gjërat mund të jenë më të qarta, pasi nuk përjashtohet madje as ndryshimi i sponsorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat