Klubi italian fiksohet me shqiptarët

Futboll

Klubi italian fiksohet me shqiptarët

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 15:04
Klubi italian fiksohet me shqiptarët

Është arritur më në fund marrëveshja për shqiptarin Erdis Kraja. Mesfushori do të kalojë në formë huazimi te Peskara nga Atalanta, klubi që ka edhe kartonin e tij.

Një lojtar 21-vjeçar, fleksibël, i cili është pjesë edhe e Kombëtares Shpresa do të nisë një aventurë të re te Peskara, skuadër për të cilin shumë vite ka luajtur edhe Ledian Memushaj. Ai mund të luajë edhe në një mesfushë me tre lojtarë mbrapa, por edhe si një organizator dhe në një vijë me të tjerët.

Eksperiencat e mëparshme të tij janë në Palermo, ku fitoi edhe kampionatin në Serinë D në sezonin 2019-2020, dhe më pas si titullar në Serinë C me Groseton dhe Lekon. Ndërsa edhe sezonin e ri Kraja do të aktivizohet me Peskarën po në Serinë C, ku synimi i vetëm do të jetë rikthimi në B.

VUTHAJ PËR SULMIN- Pas arritjes së marrëveshjes me Krajën skuadra e Peskarës po mendon për të përforcuar sulmin, teksa në plane është sërish një shqiptar.

Bëhet fjalë për Dardan Vuthajn, i cili ka shënuar me Novarën 34 gola në po aq ndeshje sezonin që u mbyll dhe 72 gola në tri sezonet e fundit me Riminin (21) dhe Kampodarsego (17), gjithmonë në Serinë D.

Në ditët e fundit është folur që trajneri i Peskarës e pëlqen atë dhe është një altrnativë për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat