Kritikon Ronaldon

Futboll

Kritikon Ronaldon

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 12:28
Kritikon Ronaldon

Tensionet në mes të trajnerit të ri të Manchester Unitedit, Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldos kanë nisur ende pa filluar mirë sezoni i ri i Premierligës.

Ylli portugez e zhvilloi ndeshjen e parë parasezonale me Rayo Vallecanon dhe luajti 45 minuta.

E pas pjesës së parë, ai u zëvendësua dhe u largua nga stadiumi “Old Trafford”.

Ky veprim i 37 vjeçarit, por edhe i disa lojtarëve të tjerë, nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit holandez.

Madje, ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa ndaj lojtarëve që e lëshuan stadiumin para kohe.

“Unë nuk e pranoj këtë. Mendoj se është e papranueshme. Për të gjithë”, deklaroi fillimisht ish-trajneri i Ajaxit pas lojës.

“Ne jemi një ekip dhe duhet të qëndrojnë të gjithë aty deri në fund”, vazhdoi Ten Hag.

Ronaldo nuk mori pjesë në fazën përgatitore të United për “shkaqe personale”, ndërsa po planifikon të largohet nga “Djajtë e Kuq” pasi po e kërkon një klub me të cilin mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat