Kroos reflekton për të ardhmen

Futboll

Kroos reflekton për të ardhmen

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 00:05
Kroos reflekton për të ardhmen

Te Real Madrid po lind një çështje e re. Asnjëherë nuk është diskutuar për të ardhmen e Toni Kroos, pasi vetë futbollisti i ka shprehur me kohë dashurinë Los Blancos.

Gjithsesi, duket se gjërat kanë ndryshuar. Sipas asaj që shkruan Ser, mesfushori gjerman po reflekton për të ardhmen dhe për të marrë një vendim përfundimtar po merr kohë.

Kontrata aktuale skadon në vitin 2023, teksa vlen të theksohet se problemi nuk qëndron te parametrat ekonomik.

Kroos nuk ndihet shumë i vlerësuar periudhës së fundmi dhe ky fakt po e shqetëson tejmase atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat