Ish-mesfushori i Barcelonës zyrtarizohet te klubi i Serie B!

Futboll

Ish-mesfushori i Barcelonës zyrtarizohet te klubi i Serie B!

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 12:10
Fabregas

Ish-mesfushori i Barcelonës zyrtarizohet te klubi i Serisë B

Mesfushori i njohur spanjoll, Çesk Fabregas, është zyrtarisht lojtar i skuadrës së Serisë B, Komo.

Lajmi për transferimin e tij te skuadra italiane ishte bërë me dije prej kohësh, ku palët kishin gjetur dhe akordin, por ajo që mungonte ishte firma, e cila erdhi së fundmi.

Ish-mesfushori i Arsenalit, Barçës, Çelsit dhe së fundmi Monakos, ka zgjedhur një aventurë e cila duket shumë surprizuese në Serinë B, ku do të ndihmojë Komon që të arrijë elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat