PSG dhuron spektakël në finalen e Superkupës së Francës

Futboll

PSG dhuron spektakël në finalen e Superkupës së Francës

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:28
PSG dhuron spektakël

PSG tregon dhëmbët që në startin e sezonit.

Kampionia në fuqi e Francez shkatërroi 4-0 Nantes në finale e Superkupës së Francës, trofe që e fiton për herë të 11-të në histori.

Edhe pa Mbappenë në formacion, trajneri Galtier kishte në dispozicion mjaft “yje”, si Messi e Neymar, për të dominuar ndaj një kundërshtari ndjeshëm më inferior.

Lionel Messi shënon golin e parë të PSG-së në sezonin e ri futbollistik. “Ylli” argjentinas nuk fali përballë portierit të Nantes në finalen që u zhvillua në “Bloomfield Stadium” të Tel-Avivit, Izrael.

Në minutën e 22-të, “Pleshti” përfitoi nga asistimi perfekt i Neymarit dhe pasi shmangu edhe portierin, e dërgoi topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat