Juventus po vrapon në afatin kalimtar

Futboll

Juventus po vrapon në afatin kalimtar

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:00
Juventus po vrapon në afatin kalimtar

Juventus po vrapon në afaton kalimtar dhe tani është e detyruar ta bëjë këtë, duke parë se fusha dhe fati i keq nuk po i ndihmojnë aspak bardhezinjtë.

Reparti më delikat është mesfusha. Zonja e Vjetër po përballet me të ardhmen e Paul Pogba. Francezi ka pësuar një dëmtim që nuk e ka lejuar të përfundojë turneun në Amerikë dhe tani dyshimet mbi të ardhmen e tij janë shtuar.

Tani është parashikuar një konsultë vendimtare: në rast se do të zgjidhet të bëhet një menisektomi, ndalesa do të ishte më e shkurtër (40-60 ditë), me qepjen e meniskut mesfushori do t’i thoshte lamtumirë Botërorit dhe gjithë fazës së parë të sezonit me Juventus-in.

Për këtë arsye, klubi kërkon të marrë masat në mesfushë. Leandro Paredes mbetet në krye të listës, por nuk ka akoma asnjë marrëveshje me PSG-në. Më pas është edhe Miralem Pjanic, dhe kjo për sa i takon rolit të regjisorit.

Por mund të mos mjaftojë nëse Pogba do të duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fushave. Kështu që duhet bërë kujdes edhe për Fabian Ruiz (kontrata i skadon në vitin  2023), Jordan Veretout, Saul dhe Ilkay Gundogan.

Megjithatë, mesfusha nuk është i vetmi repart që meriton vëmendje. Edhe në sulm, në fakt, të paktën një operacion do të duhet të mbyllet dhe emra të ndryshëm mbeten në tavolinë.

Sipas Tuttosport, është parashikuar një kontakt i ri me Atletico Madrid për Alvaro Morata-n në miqësroen që do të zhvillohet pas një jave. Vlerësimi prej 25-30 milionë eurosh e bën të vështirë arritjen e marrëveshjes.

Në listë është edhe Luis Muriel, i cili ka të njëjtin menaxher me Kostic. Në këtë rast, kërkesa është 15 milionë euro, por Juventus-i shpreson t’ia hedhë me një huazim me të drejtën e blerjes që mund të kthehet në detyrim me kushte të caktuar.  Dhe në listë janë edhe emrat e Mertens, Arnautovic, Depay dhe Werner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat