Skuadra shqiptare shkatërron Iskrën, kryeson në Kampionatin e Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare shkatërron Iskrën, kryeson në Kampionatin e Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2022 Në ora: 23:00
Deçiqi

Deçiqi nga Tuzi ka shënuar fitoren e dytë rresht në Kampionatin e Malit të Zi në futboll.

Skuadra shqiptare dominoi takimin dhe e mposhti me rezultat të thellë 3:0 Iskrën e Danillovgradit, në takimin e javës së dytë.

Futbollisti Fatos Beqiraj me shokë treguan lojë të madhe, duke shënuar fitore të madhe dhe Deçiqi kryeson në kampionat. 

Deçiqi mbeti me një lojtar më pak në 17 minutat e fundit, pasi që Stanishiq u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. 

Në minutën e 27-të, Deçiq avancon, duke iu falënderuar golit të Beqirajt. Ai goditi me kokë në vetëm pak sekonda pasi Ivanoviq goditi traversën.

Në minutën e 57-të, Denkoviç tundi rrjetën e Iskra-s pas asistimit fantastik të Ivanoviqit, 2:0.

Stanishiq në minutën e 72-të, vulosi fitoren në 3:0. Pas fitores në TIvar me 1:0 ndaj Mornarit, sonte fituan me 3:0. 

Deçiqi kryeson me 6 pikë e Iskra është në fund me 0 pikë.

Në javën e ardhshme, Deçiqi ka punë të vështirë në Podgoricë, kundër Buduçnostit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat