Dortmund e nis mbarë sezonin e ri

Futboll

Dortmund e nis mbarë sezonin e ri

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:45
Dortmund

Spektakël në pjesën e parë! Dortmund e nis mbarë sezonin e ri, fiton lehtësisht në Kupën e Gjermanisë!

Borusia e Dortmundit e ka nisur në mënyrën më të mire të mundshme sezonin e ri duke fituar me rezultat 0-3 kundër Munich 1860.

Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Gjermanisë, e njohur si DFB Pokal.

Golat për skuadrën e Dortmundit i shënuan Malen në minutën e 8-të, Bellingham në të 31-tën minutë ndërsa golin e tretë e shënoi Adejemi në minutën e 35-të, duke vulosur triumfin.

Pas kësaj fitore skuadra e Dortmundit kualifikohet në rrethin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat