A mund të jetë zgjidhje Dortmundi për Ronaldon?

Futboll

A mund të jetë zgjidhje Dortmundi për Ronaldon?

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:40
Ronaldo

Borussia Dortmund janë duke kërkuar një sulmues për shkak së Sebastien Haller mungon shkaku i sëmundjes

Cristiano Ronaldo ende është duke kërkuar për një skuadër të re, pasi që zyrtarisht ka njoftuar Manchester Unitedin për dëshirën e tij që të largohet nga klubi këtë verë.

Megjithatë, ditët po kalojnë dhe zgjidhjet për portugezin po shuhen. Skuadra e fundit që refuzoi shërbimet e tij ishte Atletico Madrid.

Megjithatë, Borussia Dortmund mund të jetë opsioni i tij kryesor për momentin.

Klubi gjerman është duke kërkuar për një sulmues në treg pasi që Sebastien Haller u diagnostifikua me tumor në testikuj, e cila gjë do ta mbajë atë jashtë lojës për një kohë të pacaktuar pasi ai është bërë operim për ta larguar tumorin.

Pas kësaj goditje, Dortmund është duke kërkuar një zëvendësues që ka mbetur në treg dhe ky mund të jetë sulmuesi i Djajve të Kuq, Ronaldo. Por, a do të përshtatej në Dortmund, Cristiano?

Njëra ndër arsyet më të mëdha pse Ronaldo dëshiron të largohet është për shkak se ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ri, një gjë që nuk mund ta bëjë me United.

Portugezi dëshiron të luajë në nivele të larta të futbollit në fund të karrierës së tij, kështu që Dortmundi i përshtatet planit të tij.

Gjermanet kanë treguar që janë një skuadër shumë garuese dhe do të dëshironin një lojtar të madh, të rrethuar me lojtarë të rinj dhe disa veteran siç është legjenda e tyre, kapiteni Marco Reus.

Ndoshta një tjetër inciativë e tij dhe shtytje për t’ju bashkuar Dortmundit do të ishte që ai të përpiqet ta fitojë edhe një tjetër ligë në Europë. Edhe pse Bundesliga nuk është aq konkurruese siç është Premier Liga, arritja atje do të kishte një ndikim të madh për garën.

Këtë verë Bundesliga humbi emra të mëdhenj siç ishin Robert Lewandowski dhe Erling Haaland. Megjithatë, arritja e Cristianos nuk do të mbushte zbrazëtirën që lanë këta të dy.

Pos kësaj, Dortmundi do të bëhej favorit për ta fituar Bundesligën e cila është duke u dominuar për një dekadë nga Bayern Munchen.

Opsioni për skuadrën gjermane do të jetë mundësia e fundit e Cristianos që të largohet nga United para se të fillon sezoni i ri.

Sulumuesi ka humbur blerësit e tij dhe javët po kalojnë, kështu që Dortmund mund të jetë skuadra që do të përmbush dëshirën e portugezit për ta filluar një fazë të re në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat