Vuan dëmtimin e sezonit të kaluar

Futboll

Vuan dëmtimin e sezonit të kaluar

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 17:22
Vuan dëmtimin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola nuk do të ketë në dispozicion për finales e së shtunës në Community Shield ndaj Liverpool, mbrojtësin Aymeric Laporte. Në fakt, 28-vjeçari nuk do të humbasë vetëm sfidën me The Reds, por edhe startin e kampionatit duke qenë se vuan nga një dëmtim në gju.

Një problem që e trashëgon nga sezoni i kaluar dhe që mesa duket do ta mbajë larg fushave edhe për tw paktwn njw muaj e gjysmw teksa trajneri Pep Guardiola e njoftoi diçka të tillë në konferencë për shtyp.

“Laporte është i dëmtuar, ai iu nënshtrua operacionit në fundin e sezonit të kaluar. Në fakt, luajti disa ndeshje i dëmtuar dhe bëri një sforco të madhe.

Por, kur bëhet fjalë për gjurin duhet të tregosh kujdes, mendoj se do të jetë jashtë për të gjithë muajin gusht. Ndoshta, në muajin shtator rikthehet sërish pranë grupit”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat