Raphinha i përulet trajnerit

Futboll

Raphinha i përulet trajnerit

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 16:03
Raphinha i përulet trajnerit

Marcelo Bielsa është një nga trajnerët më me ndikim në historinë e futbollit. Një nga bëmat e tij ishte të ngjiste Leeds në Premier League nga Championship. Trajneri argjentinas u largua më pas nga klubi anglez, sezonin e kaluar.

Për të kujtuar personalitetin e madh të Bielsa mendoi Raphinha, blerja e re e Barcelonës, pas paraqitjeve të shkëlqyera te Leeds, nën urdhrat e “Loco”. Këto janë fjalët e tij në një intervistë për “Mundo Deportivo”:

“Ai është një trajner që më ka ndihmuar shumë nga momenti kur mbërrita te Leeds. Bielsa kërkon gjithnjë e më shumë, do gjithmonë performancë maksimale nag lojtarët.

Ai më ndihmoi të shkoja në ekipin kombëtar, por edhe të vija te Barça. Nëse nuk do të ishte për mësimet e tij, në grup ose individualisht, ndoshta nuk do të isha këtu”.

Ish-lojtari i Sporting Lisboa shtoi: “Përveçse ka një stil loje që është gjithmonë respektues për topin, ai kërkon performancën maksimale në stërvitje dhe në ndeshje. Bielsa ishte një person i rëndësishëm për mua dhe për karrierën time, do ta mbaj gjithmonë me vete”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat