Nagelsmann zbutet para presidentit të Barcelonës

Futboll

Nagelsmann zbutet para presidentit të Barcelonës

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:48
Nagelsmann

Julian Nagelsmann doli këtë të premte në konferencën për shtyp para Superkupës së Gjermanisë, që Bayern Munich do ta luajë të shtunën kundër RB Leipzig. Gazetarët e pranishëm nuk kanë hezituar ta pyesin trajnerin për deklaratat e fundit të Joan Laporta, president i Barcelonës.

Njëshi i stolit bavarez, herë pas here ka hedhur shigjeta kundër klubit katalanasj, disi i befasuar nga nënshkrimet e fundit, duke marrë parasysh situatën financiare: “Barcelona është e vetmja skuadër në botë që nuk ka para, por mund të blejë çdo lojtar që dëshiron”.

Laporta nuk ka ngurruar t’i përgjigjet gjatë një akti në New York: “Kam vënë re një farë injorance dhe mungesë informacioni nga ana e disa njerëzve, disa madje e kanë shtrembëruar realitetin. Është e vërtetë që një vit më parë ishim në një situatë kritike.

Por ne jemi një klub 122-vjeçar, me asete shumë të rëndësishme. Ata nuk ishin të vetëdijshëm për forcën dhe mbështetjen që ka ky klub. Nëse nuk përfshihem në mënyrën se si ata e menaxhojnë klubin, do t’u kërkoja të bëjnë të njëjtën gjë dhe të mos ngatërrohen me ne. Le të shqetësohen për hallet e tyre”.

Nga ana e tij, gjermani iu përgjigj kështu: “E thashë nga këndvështrimi i një tifozi. Nuk e kam problem që Laporta të shprehet, ai duhet të përfaqësojë klubin e tij. Nuk e di në detaje situatën financiare të Barcelonës, ​​por do të vazhdoj të jap mendimin tim në të ardhmen.

Jo se i shkruaj të gjitha përgjigjet e mia përpara një konference për shtyp dhe pastaj hedh një bombë në pyetjen e tretë. Këto janë gjëra që lindin në mënyrë spontane”. Në lidhje me Antonio Conte, trajneri i Tottenham-it, i cili u mërzit pasi Nagelsmann foli publikisht për lojtarin e tij, Harry Kane, ai shtoi: “Nuk po negocioja në merkato, thjesht thashë se është një sulmues i madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat