Me xhepat plot nga Europa, fiton 810 miijë euro

Futboll

Me xhepat plot nga Europa, fiton 810 miijë euro

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 12:57
Me xhepat plot nga Europa, fiton 810 miijë euro

Përvoja europiane përfundoi dhe tani vëmendja kthehet përsëri te kampionati.

Tirana nuk arriti të kalonte asnjë kundërshtar në Europë, ku ka pësuar 4 humbje, dy kundër Dudelanzhit dhe dy kundër Zrinjskit. Kampionët e Superiores u larguan me kokën poshtë nga arena ndërkombëtare, por në Shqipëri do të kthehen me xhepat e mbushur plot.

Në llogarinë bankare të bardhebluve do të transferohen 810 mijë euro nga UEFA.

Një shifër e majme kjo për Tiranën, që përfitohet pa qenë nevoja të fitohet asnjë ndeshje e vetme. 260 mijë euro dhurohen nga UEFA për ekipet që nuk mund të jenë pjesëmarrëse në grupet e kompeticioneve të saj, ndërsa 350 mijë euro ofrohen si bonus eliminimi.

Sakaq, Tirana do të marrë edhe 200 mijë euro të tjera, ku 100 mijë euro jepen për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe 100 mijë të tjera për pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat