Manchester United - Ronaldo, zhvillimet e fundit janë interesante

Futboll

Manchester United - Ronaldo, zhvillimet e fundit janë interesante

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 10:44
Manchester United - Ronaldo, zhvillimet e fundit janë interesante

E ardhmja e yllit portugez Cristiano Ronaldos akoma është në dilemë.

Portugezi kërkon të largohet nga Manchester Unitedi për t’iu bashkuar ndonjë skuadre që luan në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave britanike, agjenti i ish-yllit të Real Madridit dhe Juventusit, Jorge Mendes i ka kërkuar Unitedin të vendos çmimin për shitjen e Ronaldos.

Mendes thuhet se i ka thënë ‘Djajve të Kuq’ së sulmuesi portugez ka ofertë nga ish-klubi i tij, Sporting.

Ndryshe, Ronaldo është i lidhur edhe me transferimin tek rivali i Real Madridit, Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat