Nuhiu: Duhej t’i shfrytëzonim rastet

Futboll

Nuhiu: Duhej t’i shfrytëzonim rastet

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 23:44
Nuhiu

Pas eliminimit me rezultatin e përgjithshëm 0-1 ndaj Antwerp, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu theksoi se skuadra e tij duhej të kishte shfrytëzua më mirë rastet e paraqitura ndërsa shtoi se është krenar për futbollistët e tij pasi në këtë rrugëtim europian kanë dhuruar shumë emocione.

“Dua të falënderoj futbollistët për çdo emocion që na kanë sjellë, me një kundërshtar të tillë duhet të shfrytëzosh mundësitë dhe për të kërkuar eliminim e tyre”.

“Ishin një skuadër e madhe dhe e mirë ndërtuar.

Futbollistët duhet të pushojmë vetëm tre ditë dhe do të kthehemi për kampionat, duhet të punojmë shumë se kampionati po rritet dhe skuadrat po paraqitemi mirë.

Tifozët i falënderoj për mbështetjen maksimale”, u shpreh Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat