Tirana e njeh rrugën deri në fazën e grupeve të Conference League

Futboll

Tirana e njeh rrugën deri në fazën e grupeve të Conference League

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 17:02
Tirana

Tirana është shumë pranë eliminimit edhe nga Conference League pas humbjes kundër Zrinjskit me shifrat 0-1 në Air Albania. Sot bardheblutë do të përballen në transfertë, ku ekziston ende mundësia e kualifikimit.

Për shkak se kjo skuadër vjen nga Champions League, Tirana është i vetmi ekip shqiptar që e ka më të qartë rrugën e saj deri në grupet e Conference League. Në shortin e hedhur, u bë e qartë se fituesi i Zrinjski-Tirana do të përballet me kazakët e Tobolit në turin e tretë të Conference League.

Ndërkohë sa i përket turit të fundit, të Play Off para se të futesh në grupet e Conference League, rivalët nuk do të jenë “të pakalueshëm”. Për më tepër mund të kemi edhe një ironi të fatit pasi mund të përsëritet përballja me Dudelange.

Në bazë të skemës që u krijua nga UEFA, humbësit e turit të tretë të Europa League do të përballen me fituesit e turit të tretë të Conference League që vijnë nga rruga e Champions League, ajo e kampionëve.

Për të qenë më të qartë, nëse Tirana kalon Zrinjskin dhe Tobolin, atëherë në fazën e Play Off do të ndeshet me një prej këtyre pesë skuadrave humbëse. Malmo–Dudelange, Shamrock–Shkupi, Linfield–Zurich, Olympiacos-Slovan Bratislava, Maribor-HJK Helsinki. Humbësja e secilit prej këtyre dueleve në Europa League do të ishin rivalët e mundshëm të Tiranës duke rrezikuar edhe derbin shqiptar me Shkupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat