Kur flet Claudio Lotito, gjithmonë përbën lajm

Futboll

Kur flet Claudio Lotito, gjithmonë përbën lajm

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 15:53
Claudio Lotito

Kur flet Claudio Lotito, gjithmonë përbën lajm. Teksa po largohej nga Këshilli Federal, presidenti i Lazios analizoi merkaton e Lazios dhe jo vetëm:

Ne kemi ngritur një ekip në bazë të indikacioneve të trajnerit. Nuk bëjmë asnjë parashikim.

Sigurisht që ka një tkurrje ekonomike, por Lazio mbetet një nga skuadrat që ka shpenzuar më së shumti në tregun e transferimeve. Vitin e kaluar blemë 6 lojtarë, tani këtë numër e kemi çuar 14. Acebi? Nuk ka asnjë çështje.

Është djalë i mirë, serioz dhe i besueshëm. Janë vetëm zgjedhje teknike. Nuk mendoj se është në kundërshtim me tifozët, pra po krijojnë situata papajtueshmërie që nuk ekzistojnë”.”

Numri 1 i klubit bardhekaltër dha opinionin e tij edhe për transferimin e Dybalas te Roma.

“Dybala te Roma? Nuk e pashë prezantimin dhe nuk më intereson.

Unë nuk shes ëndrra por realitete solide. Lotito sjell rezultatet. Lazio, pas Juves, është klubi që ka fituar më shumë nga të gjithë. Edhe pasi fitojmë trofe, tifozët e Lazios gjithmonë kanë për çfarë të ankohen. Markatoja e Romës për faqe të parë? Nuk i bëj gjërat për estetikë, nuk jam tifoz-president, por një president-tifoz, duhet të krijojmë kushtet që klubi të ketë një të ardhme gjithnjë e më të sigurt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat