Van Bommel paralajmëron Dritën

Futboll

Van Bommel paralajmëron Dritën

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:51
Van Bommel

Trajneri i Royal Antwerp, Mark van Bommel dhe mbrojtësi i kësaj skuadre, Toby Alderweireld, në një konferencë për media, kanë folur para sfidës me Dritën.

Drita dhe Antwerp, do të përballen sot në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur pa gola, dhe nesër mbrëma do përcaktohet skuadra e cila do të kalojë në rundin e tretë.

Ish-futbollisti i disa top skuadrave evropiane, Van Bommel ka thënë se ekipi i tij synon ta arrijë golin e parë sa më shpejt ndaj gjilanasve, anise pohoi se nuk do të jetë e lehtë.

“Thjesht duhet të sigurohemi që të marrim një raund tjetër. Si, kjo nuk ka rëndësi.

Nuk e di se si do të jetë FC Drita përpara ditës, por shpresojmë që golin e parë ta arrijmë sa më shpejti. Nuk do të jetë e lehtë.

Pardje goditëm disa penallti, por nuk ushtruam shtesë. Duhet të sigurohemi që të mos vijë deri këtu”, tha Van Bommel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat