Roma i vë çmim Kumbullës, Bajrami për hapin cilësor

Futboll

Roma i vë çmim Kumbullës, Bajrami për hapin cilësor

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 11:35
Roma i vë çmim Kumbullës, Bajrami për hapin cilësor

Marash Kumbulla mund të provojë një tjetër aventurë në Serie A. Për lojtarin e Romës interesohet prej kohësh Torino, në kërkim të një qendërmbrojtësi pas shitjes së Bremer te Juventusi.

Ivan Juric është ai që po insiston për afrimin e 22-vjeçarit shqiptart. Kroati punoi me Kumbullën te Hellas Verona në sezonin e parë të mbrojtësit nga Malësia e Madhe në Serie A, që ishte i jashtëzakonshëm.

Trajneri e do te Torino, ndërkohë që klubi kryeqytetas kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë. Drejtuesit e Romës duan para dhe janë kundër huazimit të lojtarit të kombëtares shqiptare.

Interesim për Kumbullën ka edhe nga ana e Fiorentinës, që pëlqen prej kohësh edhe Nedim Bajramin. 23-vjeçari nga Tetova është i preferuari i trajneri Vincenzo Italiano.

Drejtuesit e Fiorentinës po tentojnë të përfshijnë mesfushorin ofensiv në operacionin e rikthimit të Zurkowskit tek Empoli. Drejtuesit e klubit toskan e duan edhe një vit në huazim mesfushorin polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat