Ballkani demolon ekipin nga San Marino, kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League

Futboll

Ballkani demolon ekipin nga San Marino, kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League

Nga: K.G. Më: 26 korrik 2022 Në ora: 21:50
Ballkani

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League në futboll.

Therandasit me lehtësi e mposhtën me rezultat 6:0 ekipin modest La Fiorita nga San Marino, në ndeshjen e kthimit.

Golat i realizuan Albion Rrahmani (6', 8' e 69'), Leonit Abazi (73 e 90+1'') e Ermal Krasniqi (75'). 

Mysafirët mbeten me një lojtar më pak, Matteo Semprini përjashtohet në minutën e 53-të.

Ballkani me lojë e rezultat demoluan ekipin rival. 

Kampioni i Kosovës kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 10:0, pasi sfidën e parë në udhëtim e fitoi me 4:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat