St. Pauli: Paçarada në Bundesliga I?

Futboll

St. Pauli: Paçarada në Bundesliga I?

Nga: K.G. Më: 26 korrik 2022 Në ora: 14:09
Leart Paçarada

Duket se është një pikëpyetje e madhe për të ardhmen e mbrojtësit të majtë Leart Paçarada, anëtar i skuadrës gjermane St. Pauli. 

Sipas ‘Bild’, klubet nga Bundesliga janë të interesuara për 27-vjeçarin e Kosovës.

Veç kësaj, divizioni i parë (Bundesliga I) është objektivi i Paçaradës.

St. Pauli është nën presionin e shitjes. 

Drejtori sportiv Andreas Bornemann, për mikrofonin e ‘Sport1’, ka folur për të ardhmen e Paçaradës: “Nuk mund të jesh kurrë i sigurt. Ne e dimë se çfarë thotë kontrata, ajo zgjat deri në fund të sezonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat