Ballkani, sonte vulos kualifikimin në turin e tretë

Futboll

Ballkani, sonte vulos kualifikimin në turin e tretë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:01
Ballkani

Ballkani është skuadra tjetër shqiptare që do të luajë në Ligën e Konferencës, ditën e sotme.

Sfida do të fillojë në orën 20:00, me të besuarit e Ilir Dajës që në sfidën e sotme luajnë për të firmosur kualifikimin, pasi ndeshja me parë mes Ballkanit dhe La Fioritës ka përfunduar 4-0.

Në Prishtinë Ilir Daja do të përpiqet të thellojë edhe më tepër shifrat ndaj modestëve nga San Marino që futbollin më tepër e ndjekin si pasion se sa karrierë personale.

Këtë e vërteton fakti se katër prej futbollistëve të skuadrës nuk do të jenë në Kosovë për shkak se kanë angazhime të tjera në profesionet ku punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat