Drejtuesit e Juves nuk i plotësojnë dëshirën Allegrit

Futboll

Drejtuesit e Juves nuk i plotësojnë dëshirën Allegrit

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:38
Drejtuesit e Juves nuk i plotësojnë dëshirën Allegrit

Max Allegri vazhdon të jetë i fiksuar pas Alvaro Moratës, edhe pse sulmuesi spanjoll nuk është më futbollisti i disa viteve më parë.

Trajneri i Juventusit u ka kërkuar drejtuesve t’i rikthejnë spanjollin në skuadër, të cilin e vlerëson shumë.

Allegri e sheh Moratën si sulmues qendror por edhe sulmues krahu në treshen ofensive të rekordmenëve të futbollit italian.

29-vjeçari ka edhe dy vite kontratë me Atletico Madrid, klub që kërkon diçka më shumë se 20 milionë euro për ta lënë të lirë sipas GDS.

Drejtuesit e Juventusit e konsiderojnë të lartë shumën e kërkuar nga spanjollët, ndërsa trajneri Allegri vazhdon të ushtrojë presion për t’ia rikthyer Moratën në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat