Komplikohet pista De Jong

Futboll

Komplikohet pista De Jong

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 13:06
Komplikohet pista De Jong

Erik ten Hag këmbëngul për të afruar një mesfushor të ri në organikën e Manchester United. Tekniku holandez veçoi mes të tjerëve nxënësin e tij Frenkie De Jong, por ky i fundit duket se është shndërruar në një student i pabindur pasi nuk pranon të largohet nga Barcelona, edhe pse klubi katalanas është i hapur për të pranuar ofertën e anglezëve.

Të gjendur para kësaj pozite të vështirë dhe të pamenduar, drejtuesit e Djajve të Kuq kanë nisur të mendojnë për një tjetër zgjidhje, e cila në fakt lidhet me një objektiv të së kaluarës.

Fjala është për Milenkovic-Savic të Lazios. Serbi prej kohësh përflitet se do të largohet nga kryeqyteti italian, mirëpo në fund përfundon sërish me fanellën bardhekaltër. Kërkesa e Tares dhe presidentit Lotitto për serbin nuk ndryshon, të paktën 70 milionë euro si fillim dhe më pas mund të nisin bisedimet.

Vetë lojtari e pëlqen si destinacion Manchesterin dhe eksperiencën në një kampionat si Premier League ndërsa tashmë i takon drejtuesve të United të dërgojnë deri në fund tratativat dhe t’i sigurojnë ten Hag mesfushorin e shumëdëshiruar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat