Ancelotti: Kjo skuadër e Real Madridit është më e mirë

Futboll

Ancelotti: Kjo skuadër e Real Madridit është më e mirë

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 12:44
Ancelotti: Kjo skuadër e Real Madridit është më e mirë

Carlo Ancelotti mbeti në një humor pozitiv pavarësisht humbjes 1-0 të Real Madridit në El Clasico ndaj Barcelonës në Las Vegas.

Trajneri ishte optimist në komentet e tij pas ndeshjes dhe madje tha se skuadra e këtij viti është superiore ndaj asaj që fitoi La Liga Santander dhe Champions League sezonin e kaluar.

“Mendoj se tani kemi një skuadër më të mirë se ajo që kishim vitin e kaluar”, deklaroi italiani pas ndeshjes.

“Në stërvitje shihet se ka edhe më shumë intensitet. Mendoj se ka pasur shumë intensitet në këtë ndeshje, veçanërisht në pjesën e parë dhe kam menduar se ishte një lojë e barabartë. Unë u përpoqa të shpërndaj minutat mes lojtarëve.

Doja të luaja disa lojtarë më të rinj. Në përgjithësi, më pëlqeu kjo paraqitje kundër një kundërshtari të fortë”, u shpreh ai.

Ancelotti gjithashtu konfirmoi se Karim Benzema do të luajë minutat e tij të para parasezonale në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit, e cila është kundër Club America të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat