E kërkoi Partizani, por...

Futboll

E kërkoi Partizani, por...

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 12:43
E kërkoi Partizani, por...

Silvio Merkaj është emri më i lakuar në merkaton italiane sa i përket futbollistëve shqiptarë.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, tani sulmuesin 24-vjeçar e kërkon klubi i cili është në pronësinë e bosit të Mançester Sitit, sheikut Mansur, skuadra e sapo ngjitur në Serinë B, Palermo.

Skuadra siçiliane është në kërkim të një sulmuesi që garanton një shumë të konsiderueshme golash dhe sipas drejtuesve të Palermos ideali është vlonjati Merkaj.

Pas bomberit shqiptar ishte dhe Partizani, të cilët kishin dakordësinë e vetë futbollistit, por bisedimet u ndërprenë kur skuadra e Virtus Entelës, ekipi që zotëron kartonin e 23-vjeçarit kërkoi që për të të derdheshin në arkat e tyre 500 mijë euro.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Entellës në Serinë C, Silvio Merkaj është aktivizuar gjithsej në 34 ndeshje ku ka shënuar 14 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat