Mbylli kontratën me Torinon

Futboll

Mbylli kontratën me Torinon

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 23:56
Andrea Belotti

Andrea Belotti është një nga sulmuesit që në këtë afat kalimtar veror, secili klub mund ta nënshkruajë me parametër zero duke qenë se futbollisti mbylli kontratën me Torinon dhe tashmë është i lirë të zgjedhë pa pengesë destinacionin e radhës.

Për 28-vjeçarin u përfol shumë mbi një interesim të Milanit apo Romës, por në fund të dyja klubet e Serisë A bënë zgjedhje të ndryshme dhe tashmë kur sezoni i ri është “pas dere”, Belotti ende nuk ka nisur përgatitjen parasezonale. Megjithatë, alternativat nuk i mungojnë dhe nga Premier League janë dy klubet që interesohen për shërbimet e italianit.

Everton dhe Neëcastle janë vendosur në garë dhe i ofrojnë Belottit mundësinë për t’u aktivizuar për herë të parë në karrierën e tij në një kampionat prestigjioz si Premier League.

Trajneri Frank Lampard i Everton kërkon një sulmues me eksperiencë në majën e sulmit, ndërsa Edi Hoëe i Neëcastle rrezikon të humbasë shërbimet Allan Saint-Maximin dhe Belotti është i duhuri për ta zëvendësuar.

Tashmë, pritet me interes se cila nga opsionet do të përmbushë edhe kërkesat e vetë sulmuesit që duket i destinuar të zgjedhë mes këtyre dy klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat