Kahn komenton afatin kalimtar

Futboll

Kahn komenton afatin kalimtar

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:04
Kahn

Bayerni ndodhet në Uashginton për turneun veror, teksa drejtori Oliver Kahn nuk duket i shqetësuar për çështjet e merkatos. Ka ende punë për të bërë, por 53-vjeçari u shpreh i qetë në intervistën e dhënë për “TZ”.

Mjaftojnë Mane dhe De Ligt apo do të ketë të tjera afrime?

"Jemi Bajerni dhe nëse do të kemi mundësi të afrojmë dikë sipas kushteve tona me siguri që nuk do të tërhiqemi.

De Ligt dhe Mane janë vetëm dy goditje.

Janë lojtarë të mëdhenj, por ndodhen këtu sepse përputhen me filozofinë tonë të punës. Kemi fuqi ekonomike, por nuk do të bëjmë çmenduri për askënd", tha Kahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat