Mane është kthyer të flasë përse u largua nga Liverpooli

Futboll

Mane është kthyer të flasë përse u largua nga Liverpooli

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 16:25
Mane është kthyer të flasë përse u largu nga Liverpooli

Pasi është zgjedhur Topi i Artë Afrikan për 2022-shin, Sadio Mane është kthyer të flasë për BBC Sport Africa duke zbuluar arsyet që e kanë shtyrë t’i thotë lamtumirë Liverpool-it në këtë merkato të verës dhe të kalojë te Bayern Munich.

“Kam vendosur të largohem nga Liverpool-i vitin e kaluar. Ishte momenti i duhur për mua. E dija se më duhej një sfidë e re në jetën time”, ka thënë Mane.

“Një vit më parë kam folur me Jurgen Klopp dhe i kam thënë për dëshirën time për t’u larguar. Vij nga një vend i vogël, jeta ime ka qenë gjithmonë një provë, prej këtu vjen dëshira për t’u vënë gjithmonë në provë.

“Kam kaluar gjashtë vite të mrekullueshëm te Liverpool-i dhe tetë vite në total në Premier League. Kemi fituar pothuajse gjithçka ishte e mundshme të fitohej.

“Vendimi për t’u larguar nga klubi nuk ka qenë sigurisht i lehtë, por ndonjëherë duhet t’i marrësh ato vendime”, ka shtuar sulmuesi senegalez.

“Mendoj se ky vendim është më i miri i karrierës sime. Jam shumë i lumtur që jam te Bayern Munich tani dhe jam shumë i tërhequr nga ky projekt.

“Ka objektiva të rëndësishëm këtu. Dua të fitoj trofe me skuadrën, në veçanti dua të fitoj Champions League. Bayern është një nga klubet më të mirë në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat