Dybala thyen rekordin e Ronaldos për fanellat e shitura në Itali brenda një dite

Futboll

Dybala thyen rekordin e Ronaldos për fanellat e shitura në Itali brenda një dite

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:42
Dybala dhe Ronaldo

Paulo Dybala thuhet se ka thyer rekordin për më shumë fanella të shitura në Itali brenda një dite pasi kompletoi transferimin e tij te Roma.

Reprezentuesi argjentinas nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me skuadrën e Jose Mourinhos në fillim të kësaj jave.

Sipas “Corriere dello Sport”, transferimi i tij është pritur jashtëzakonisht mirë në kryeqytetin italian dhe Dybala është tashmë një figurë e njohur.

Në fakt, 28-vjeçari ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë fanella të shitura në një ditë të vetme.

Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madrid në vitin 2018 dhe statusi i tij si një nga lojtarët më të mirë në botë solli shumë publicitet.

Megjithatë, kjo si duket nuk i afrohet transferimit të Dybalas, pasi ka një çmenduri totale kërkesash për të marrë një fanellë me emrin dhe numrin e tij në shpinë.

Dybala është pesë herë fitues i Serie A, por ka luftuar me lëndime vitet e fundit. Ai bëri 29 paraqitje në ligë sezonin e kaluar, ku arriti të shënonte vetëm 10 gola.

Nuk ka asnjë dyshim në aftësitë e tij dhe Roma madje i ofroi ta linte të vishte numrin ikonik 10 të Francesco Tottit, të cilin ai e veshi për pesë vjet në stadiumin “Allianz”.

Dybala e refuzoi atë në shenjë respekti për ikonën e “Giallorossëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat