Evertoni u ofron bileta falas refugjatëve ukrainas për miqësoren me Dynamo Kyiv

Futboll

Evertoni u ofron bileta falas refugjatëve ukrainas për miqësoren me Dynamo Kyiv

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 11:05
Ndeshja është paraparë që të zhvillohet më datën 29 të këtij muaji

Skuadra angleze, Everton do të ofrojë bileta falas për refugjatët ukrainas në “Goodison Park” për miqësoren e tyre parasezonale me Dynamo Kyiv këtë muaj, ka njoftuar klubi.

Ndeshja, pjesë e iniciativës "Ndeshje për Paqe" të ekipit ukrainas, ishte vendosur tashmë për të ofruar të ardhura drejt bamirësive humanitarë që mbështesin qytetarët e vendit pas pushtimit të tyre nga Rusia.

Evertoni, i cili transferoi Vitaliy Mykolenko nga Dynamo në janar dhe dhanë një kontribut prej 600,000 eurosh në Apelin Humanitar të Ukrainës në mars, tani do të shkojnë një hap më tej, ku do të lejojnë refugjatët ukrainas të hyjnë në stadium falas.

"Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar ata njerëz të prekur nga lufta tronditëse në Ukrainë," tha trajneri Frank Lampard.

"Kjo lojë ofron një qendër të vëmendjes në atë aktivitet për mbledhjen e fondeve, dhe duke mbledhur fonde së bashku, ne mund të ndihmojmë ata që janë prekur nga konflikti i vazhdueshëm”, shtoi më tej Lampard.

Ndeshja është paraparë që të zhvillohet më datën 29 të këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat