Jo vetëm Jesus, “Topçinjtë” firmosin me një tjetër “Qytetar”

Futboll

Jo vetëm Jesus, “Topçinjtë” firmosin me një tjetër “Qytetar”

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 20:21
Jo vetëm Jesus, “Topçinjtë” firmosin me një tjetër “Qytetar”

Manchester City është tregu i preferuar për Arsenal në këtë merkato të verës.

Pas firmosën me sulmuesin Gabriel Jesus, trajneri Mikel Arteta ia ka dalë të “rrëmbejë” me sukses një tjetër futbollist nga ish-mentori i tij Pep Guardiola.

Fjala është për Oleksandr Zinchenko që falë 32 milionë paundëve të paguara nga drejtuesit e Arsenal, sezonin e ardhshëm do të luajë në Emirates Stadium. Ukrainasi ishte pjesë e “The Citizens” prej gjashtë viteve, teksa shijoi edhe katër tituj kampionë.

Megjithatë, tashmë nis një epokë të re dhe do të jetë një “armë” më shumë për “The Gunners” në krahun e djathtë të mbrojtjes edhe pse do të duhet të bëjë llogaritë me konkurrencën e Tierney dhe Nuno Tavares.

Gjithsesi, avantazhi i Zinchenkos është se mund të luajë edhe në mesfushë një rol të cilin e ka zhvilluar nën drejtimin e Guardiolës dhe e aplikon më së shumti në kombëtare ndërsa mbetet për t’u parë ideja e Artetës për 25-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat