Lojtari i Shkupit: Krenari, jemi të vetmit shqiptarë që mbetëm në Champions League

Futboll

Lojtari i Shkupit: Krenari, jemi të vetmit shqiptarë që mbetëm në Champions League

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 17:34
Shkupi

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, arriti një rezultat fantastik në Kroaci, përballë gjigandëve të Dinamo Zagreb, duke barazuar me rezultatin 2-2. Skuadra shqiptare do të shkojë në ndeshjen e kthimit me të gjitha mundësitë e kualifikimit, teksa një fitore minimale do t’i kalonte në turin e tretë të Uefa Champions League.

Në ndeshjen e kthimit në Shkup pritet të ketë një “dyndje shqiptare” çka do ta motivojë skuadrën e kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Blerton Sheji në një intervistë ka deklaruar se me tifozët e shumtë në stadium kjo skuadër do të provojë gjithcka.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë.

Të gjithë janë të motivuar.

Duam të japim gjithçka për të arritur në grupet e kompeticioneve evropiane. Do të ishim pjesë e historisë, unë personalisht ndjehem shumë krenar kur shoh që jemi të mbështetur nga të gjithë shqiptarët, sepse jemi i vetmi klub shqiptar që garojmë në Champions League dhe kjo mbështetje më jep një arsye më shumë për të dhënë më të mirën time“, deklaroi Sheji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat