Dzeko i vetëofrohet Real Madridit

Futboll

Dzeko i vetëofrohet Real Madridit

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 16:43
Dzeko i vetëofrohet Real Madridit

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko i është vetëofruar skuadrës së Real Madridit.

Boshnjaku është i interesuar për të gjetur një ambient të ri, pasi në skuadrën e “zikaltërve” me afrimin e Lukakut mundësitë për një vend titullari thuajse janë asgjesuar totalisht.

Edhe pse te Real Madridi vendi i titullarit është i “bllokuar” nga Karim Benzema, Dzeko do të preferonte të ishte zëvendësuesi i tij, duke ditur se Reali nuk ka një rezervë më të mirë se Dzeko, sidomos pas largimit të Joviq.

Gjithësesi skuadra madrilene nuk ka ndërmend të transferojë një sulmues që është në perëndimin e karrierës, por duan një lojtar që të jetë zëvendësuesi i Benzemas për vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat