Atletico Madrid rinovon dhe i rrit pagën

Futboll

Atletico Madrid rinovon dhe i rrit pagën

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 16:24
Jan Oblak

Jan Oblak është prej vitesh një nga pikat më të forta të Atletico Madrid dhe një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Portieri slloven mban veshur fanellën “Colchoneros” prej vitit 2014.

29-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin spanjoll. Drejtuesit e Atleticos nuk kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e tij dhe kanë përgatitur rinovimin me të.

Propozimi i zgjatjes së bashkëpunimit është pranuar nga “gardiani” i njohur dhe javën e ardhshme do të zyrtarizohet marrëveshja me Atleticon.

Oblak do të firmosë deri në verën e vitit 2025, ndërkohë që paga sezonale e tij do të rritet nga 10 në 12 milionë euro me kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat