Man City refuzon Neymarin

Futboll

Man City refuzon Neymarin

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 16:19
Ylli brazilian, Neymar JR

Ylli brazilian, Neymar JR vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Paris Saint-Germain.

Lojtari nuk është pro një largimi nga Parisi, megjithatë spekulimet vazhdojnë ta çojnë atë nëpër vende të ndryshme.

‘L’Equipe’ së fundmi raporton se PSG i kanë ofruar Neymarin skuadrës së Manchester City.

‘Citizens’ gjithsesi kanë refuzuar edhe opsionin që t’i nisin negociatat. Një nga arsyet ka të bëjë me faktin që PSG kërkoi që në negociata të përfshihej edhe mundësia për kalimin e Bernardo Silva te PSG.

Kampionët e Premier League duket se nuk duan të prishin balancet dhe kiminë brenda fondit të lojtarëve. Mbetet të shihet nëse PSG do të shqyrtojë ndonjë alternativë tjetër për Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat